
Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në derën e banesës së një shtetasi në fshatin Zallë në Fushë-Krujë.
A2 CNN mëson se tritoli është vendosur në banesën e të shumëkërkuarit të Policisë, Ylli Zalla.
Policia njofton se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. Ndërsa ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)