Gjenden trupat e katër zhytësve italianë të zhdukur në një sistem shpellash detare në Maldive

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 17:53 | Bota

Gjenden trupat e katër zhytësve italianë të zhdukur në

Autoritetet në Maldive kanë konfirmuar se janë gjetur trupat e katër zhytësve italianë që u zhdukën gjatë një ekspedite në shpellat nënujore të Atollit Vaavu.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, i cili u zhvillua në kushte shumë të vështira, ka përfunduar me gjetjen e të gjithë personave të zhdukur, ndërsa më herët ishte konfirmuar edhe vdekja e një anëtari tjetër të grupit, shkruan A2CNN.

Sipas qeverisë maldiviane, trupat u gjetën në pjesën më të thellë të sistemit të shpellave detare, i cili karakterizohet nga rryma të forta, kalime të ngushta dhe errësirë ekstreme, duke e bërë operacionin jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për zhytësit profesionistë.

Kush ishin viktimat

Mes viktimave ishin pesë shtetas italianë me përvojë në zhytje dhe kërkime shkencore:

Monica Montefalcone

Giorgia Sommacal

Federico Gualtieri

Muriel Oddenino

Gianluca Benedetti

Autoritetet thanë se një trup ishte gjetur më herët në hyrje të shpellës, ndërsa katër të tjerët u lokalizuan më vonë në thellësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos