Negociata mes Zelenskyt dhe Putinit? Ja pse Trump mund të udhëtojë në Turqi

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 00:56 | Bota

Negociata mes Zelenskyt dhe Putinit? Ja pse Trump mund të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nuk e di ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime”, u tha Trump gazetarëve përpara nisjes për një vizitë në tre vende të Lindjes së Mesme.

“Por po mendoja realisht të fluturoja atje. Ka mundësi, mendoj, nëse shoh se mund të ndodhë diçka”, tha Trump.

Zelensky e mirëpriti përfshirjen e mundshme të Trumpit, duke bërë thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe duke shprehur mbështetje për negociata ballë për ballë me Putinin në Stamboll, të enjten, më 15 maj.

Ndërkohë që ishte Putini ai që propozoi kohën dhe vendin për bisedimet direkte mes palëve, nuk ishte e qartë nëse ai kishte ndërmend të merrte vetë pjesë.

Por Zelensky iu përgjigj të dielën këtij propozimi dhe e sfidoi Putinin të paraqitej.

Në komentet për luftën të hënën, më 12 maj, Kremlini nuk tha nëse Putini do të takohej me Zelenskyn.

Një zëdhënës vazhdoi të refuzojë thirrjet e Kievit dhe aleatëve të tij për një armëpushim 30-ditor.

“Sigurisht, ne në Ukrainë do të dëshironim që presidenti Trump të ishte i pranishëm në këtë takim në Turqi”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai konfirmoi se do të udhëtonte personalisht në Stamboll për një takim, për të cilin shpresonte se do të pritej nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Mund të ndryshojmë shumë”, tha ai.

Ukraina po reziston një pushtim rus prej më shumë se tre vjetësh me mbështetjen e Perëndimit.

Uashingtoni ka intensifikuar së fundmi përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim të qëndrueshëm midis dy palëve./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos