Goditet rrjeti kriminal shqiptar në Bruksel, vodhën whisky me vlerë 2 milionë euro

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 00:52 | Bota

Goditet rrjeti kriminal shqiptar në Bruksel, vodhën whisky me

Një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Belgjikë, i cili dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje në Francë, me një vlerë totale prej më shumë se dy milionë eurosh, është goditur nga xhandarmëria franceze.

Sipas përditësimit, më 6 maj, gjashtë të dyshuar u arrestuan në Bruksel "pas kthimit të tyre nga Gjermania", si pjesë e një operacioni të kryer në bashkëpunim me shërbimet belge të sigurisë.

Të arrestuarit akuzohen se, natën e 16-17 prillit 2024, kanë thyer një kontejner që mbante një kamion, i cili ishte i ndalur në një parking automjetesh në një autostradë në Francën veriore, dhe kanë transferuar përmbajtjen e tij - arka me uiski - në një kamion tjetër.

Ata u detyruan të iknin për shkak të ndërhyrjes së oficerëve të Policisë Rrugore, të cilët u njoftuan nga një shofer kamioni.

Shqiptarët janë lidhur gjithashtu me tre incidente të tjera që ndodhën në të njëjtin parking në mars, maj dhe qershor 2024.

Në dhjetor, u formua një ekip i përbashkët hetimor, për shkak të metodologjisë së ndjekur nga autorët e krimit dhe përfshinte operacione të tipit bastisje në Francë dhe kthimin e tyre në Belgjikë.

Hetuesit kishin theksuar se autorët e krimit ishin “me përvojë” dhe “të kujdesshëm”.

Ata përdornin telefona me parapagesë dhe radio, ndërsa lëviznin me automjete me targa të falsifikuara dhe udhëtonin në konvoje në autostradat e Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos