“Gjuaj atë budalla, Putinin”- Dënohet me 8 vjet gruaja në Rusi pas deklaratave kundër luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 15:02 | Bota

“Gjuaj atë budalla, Putinin”- Dënohet me 8 vjet gruaja

Një grua që bëri komente kundër luftës Rusi-Ukrainë në internet, disa prej të cilave bërë thirrje për vrasjen e Vladimir Putin, është dënuar me tetë vjet në një koloni penale (burg) të vendit.

Një gjykatë ushtarake në Moskë e shpalli Anastasia Berezhinskaya, fajtore për shkelje të dy ligjeve të censurës gjatë kohës së luftës, diskreditimin e ushtrisë ruse dhe përhapjen e informacionit të rremë për të.

43-vjeçarja është regjisore teatri dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, shkruan A2 CNN.

Më shumë se 1,000 njerëz janë ndjekur penalisht në Rusi me arsyetimit se kanë folur kundër luftës në Ukrainë, sipas projeksionit të të drejtave OVD-Info, dhe mbi 20,000 janë arrestuar për protesta.

Dënimi i gruas vjen pasi një gjykatë në Moskë dënoi një pediatër 68-vjeçare me pesë vjet e gjysmë burg të marten, pasi nëna e një prej pacientëve të saj e denoncoi publikisht atë për komentet për ushtarët rusë në Ukrainë.

Ngjarja ndodhi teksa Berezhinskaya vazhdoi të postonte atë ditë në maj, ajo filloi të bënte thirrje për vdekjen e Putinit, i cili në moshën 72-vjeçare do të bëhet lideri më jetëgjatë i Rusisë që nga Perandoresha Katerina e Madhe në shekullin e 18-të.

"Gjuaj atë budalla kopil Putin, sa vrasje të tjera civilësh duhet të mbajmë?" ka shkruar ajo. “Fshije atë nga faqja e dheut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos