Gjykatësi në SHBA vendos: Të dhënat e Jurisë së Madhe të Epstein nga çështja e vitit 2019 mund të publikohen

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 17:35 | Bota

Gjykatësi në SHBA vendos: Të dhënat e Jurisë së

Një gjyqtar federal në Nju Jork ka vendosur që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së mund të publikojë të dhënat e Jurisë së Madhe nga çështja e trafikimit seksual të Jeffrey Epstein në vitin 2019.

Sipas mediave të huaja, vendimi i gjykatësit të distriktit amerikan Richard Berman përmbys vendimin e tij të mëparshëm për të mbajtur materialin të mbyllur. Ai përmendi një ligj të ri të miratuar nga Kongresi që kërkon që departamenti i drejtësisë të publikojë dosjet rreth Epstein.

Në vendimin e tij të fundit, gjykatësi Berman tha se viktimat kanë të drejtë të "mbrojtin identitetin dhe privatësinë e tyre", duke shtuar se "siguria dhe privatësia e tyre janë parësore".

Esptein u akuzua për trafikim seksual në korrik 2019. Ai vdiq në një qeli burgu në Nju Jork një muaj më vonë, ndërsa priste gjyqin, shkruan A2 CNN.

Gjykatësi Berman në gusht kishte refuzuar kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për shkak të shqetësimeve rreth "kërcënimeve të mundshme për sigurinë dhe privatësinë e viktimave".

Por në vendimin e së mërkurës, ai tha se materialet tani mund të publikohen për shkak të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump muajin e kaluar.

Ligji kërkon që Departamenti i Drejtësisë të publikojë materiale hetimore në lidhje me Epstein deri më 19 dhjetor, duke përfshirë të dhëna, dokumente dhe komunikime të paklasifikuara.

Gjithashtu kjo i lejon departamentit të mbajë të fshehtë dosjet që përfshijnë hetime aktive penale ose ngrenë shqetësime për privatësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos