Vazhdojnë përplasjet Tajlandë-Kamboxhia, Trump thotë se ndalon luftën me vetëm një telefonatë

Nga Xhevahir Qardaku
10 Dhjetor 2025, 15:14 | Bota

Vazhdojnë përplasjet Tajlandë-Kamboxhia, Trump thotë se

SHBA-të i kanë kërkuar Tajlandës dhe Kamboxhias të “ndërpresin menjëherë armiqësitë”. Thirrja vjen ndërsa përleshjet kufitare u zgjatën për të tretën ditë me radhë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke zhvendosur qindra mijëra të tjerë.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se të dyja vendet duhet të ndjekin masat e uljes së tensioneve të përcaktuara në një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump në tetor. Trump ka thënë gjithashtu se do të “bëjë një telefonatë” për të ndaluar luftimet, të cilat janë përshkallëzimi më serioz që nga përplasjet në korrik ku humbën jetën dhjetëra njerëz.

Të dyja vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën për rindezjen e luftimeve, të cilat kanë parë sulme ajrore dhe shkëmbime zjarri artilerie. Zyrtarët tajlandezë thanë se evakuuan më shumë se 400 mijë njerëz. Kamboxhia ka zhvendosur më shumë se 100 mijë njerëz për në strehimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos