Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtarja “Rrëfimet e një shopaholic”, Sophie Kinsella

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 15:24 | Bota

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtarja

Madeleine Wickham, e njohur për romanin më të shitur "Rrëfimet e një Shopaholic" nën pseudonimin e saj Sophie Kinsella , ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Një deklaratë e postuar në llogaritë e saj në mediat sociale të mërkurën shkruante: “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të së dashurës sonë Sophie. Ajo vdiq në paqe, me ditët e saj të fundit të mbushura me dashuritë e saj të vërteta: familjen, muzikën, ngrohtësinë, Krishtlindjet dhe gëzimin."

Wickham, e quajtur “mbretëresha e komedisë romantike” nga romancierja Jojo Moyes, shkroi më shumë se 30 libra për të rritur, fëmijë dhe adoleshentë, të cilët janë shitur në më shumë se 45 milionë kopje.

Librat e Kinsellës janë shitur në më shumë se 50 milionë kopje në më shumë se 60 vende dhe janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Në prill të vitit 2024, Wickham njoftoi se ishte diagnostikuar me glioblastomë, një lloj agresiv i kancerit të trurit, në fund të vitit 2022, dhe se i ishte nënshtruar radioterapisë dhe kimioterapisë pas operacionit.

Wickham lindi në Londër në vitin 1969. Ajo studioi muzikë në New College, Oxford, përpara se të kalonte në degën e Filozofisë, Politikës dhe Ekonomisë. Pas diplomimit, ajo u bë gazetare financiare, por tha se e gjeti punën të mërzitshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos