Konsumatorët tashmë kanë mundësinë të shijojnë një kafe, me Starbucks por me një pamje të pazakontë, në kufi me zonën e militarizuar në kufi me Korenë e Veriut.
Klientët kanë mundësinë që të shijojnë kafenë me pamje nga veriu, aq sa mund të shndërrohet në një nga destinacionet kryesore turistike, shkruan A2.
Kufiri mes dy vendeve, në këtë gjendje që prej Luftës së Ftohtë, është shndërruar në atraksion turistik, për vendasit e të huajt. Dy Koretë, teknikisht, janë në luftë që prej konfliktit të viteve ’50-’53, që përfundoi pa një traktat paqeje. (A2 Televizion)