
Forcat speciale ukrainase kanë goditur selinë e FSB-së, agjencisë ruse të inteligjencës dhe sigurisë së brendshme, në pjesën e rajonit ukrainas të Khersonit që aktualisht ndodhet nën kontrollin e Moskës. Gjithashtu është shkatërruar edhe një sistem i mbrojtjes ajrore. Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, përmes një postimi në X, ku publikoi edhe një video të operacionit.
“Ushtarët tanë arritën rezultate të shkëlqyera. Një seli e FSB-së ruse është goditur dhe një sistem raketor tokë-ajër Pantsir-S1 është shkatërruar në territorin tonë të pushtuar përkohësisht. Falë këtij operacioni të vetëm, humbjet ruse arrijnë në rreth njëqind pushtues të vrarë dhe të plagosur”. Rusët duhet ta ndiejnë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte., deklaroi Zelensky në postimin e tij.
Ushtria ruse bombardoi rajonin e Khersonit, duke vrarë një civil dhe duke plagosur nëntë të tjerë. “Si pasojë e agresionit rus, një person humbi jetën dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur”, njoftoi guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin, sipas agjencisë Interfax. (A2 Televizion)