Në përgjigje të ofensivës së nisur nga Kievi brenda territorit rus, forcat e armatosura ruse goditën forcat ukrainase mbrëmë në seksionin kufitar të rajonit të Kurskut, duke përdorur një bombë termobarike, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Ekuipazhi i një gjuajtës-bombardues supersonik shumëfunksional Su-34 të Forcave Ajrore kreu një sulm natën ndaj një grupi ushtarakësh dhe pajisjesh ukrainase në një zonë kufitare të rajonit Kursk”, thuhet në një deklaratë.
"Në sulm u përdor një bombë shpërthyese me karburant ajror Odab-500 (500 kg), me një modul rrëshqitjeje dhe korrigjimi universal", përfundon deklarata.
Më pas, ministria informoi se goditi vendin e dislokimit të mercenarëve të huaj në periferinë jugore të Sudzha, në rajonin Kursk, me një raketë me kokë lufte termobarike.
Armët termobarike përbëhen nga karburant shpërthyes pothuajse 100%, i cili thith oksigjen dhe janë dukshëm më të fuqishme dhe shpërthimi i tyre zgjat më shumë sesa eksplozivët konvencionalë me të njëjtën peshë. (A2 Televizion)