Gratë e forta pas burrave të pushtetshëm, Emine Erdogan i shkruan Melania Trump për fëmijët palestinezë

Nga Xhevahir Qardaku
25 Gusht 2025, 14:55 | Bota

Pas një burri të pushtetshëm fshihet gjithmonë një grua e fortë. Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, u frymëzua nga një letër që Melania Trump i kishte shkruar Putinit, duke mbrojtur, pa e përmendur kurrë drejtpërdrejt, kauzën e dhjetëra mijëra fëmijëve të rrëmbyer gjatë luftës në Ukrainë dhe të çuar në Rusi.

Duke lavdëruar gjestin e Melanias, znj. Erdogan i bëri thirrje Zonjës së Parë Amerikane të bëjë të njëjtën gjë për fëmijët palestinezë: “Besoj se ndjeshmëria e madhe që keni treguar për 648 fëmijët ukrainas që humbën jetën në luftë do të shtrihet edhe në Gaza, ku, brenda dy viteve, 62,000 civilë të pafajshëm, përfshirë 18,000 fëmijë, janë vrarë brutalisht”, thuhet në letër.

“Si nënë, si grua dhe si qenie njerëzore,” vazhdon Emine, “ndaj thellësisht ndjenjat e shprehura në letrën tuaj dhe shpresoj që ju t'u jepni të njëjtën shpresë fëmijëve të Gazës”, lexohet në letër.

Fraza “fëmijë i panjohur” e shkruar në qefinët e mijëra fëmijëve të Gazës hap plagë të pariparueshme në ndërgjegjet tona, thuhet më tej në letër. “Fëmijët janë të shtyrë drejt një rrënoje të thellë psikologjike dhe kanë harruar plotësisht si të buzëqeshin.Ata bërtasin në mikrofonë se duan të vdesin, duke mbajtur në zemrat e tyre të pafajshme lodhjen e një lufte që nuk mund ta përballojnë”, vijon letra.

Së fundmi, zonja e parë turke flet për “një zgjim kolektiv në botë” mbi çështjen e Gazës, që çon në “një vullnet global” për të njohur Palestinën.

Prandaj ftesa mjaft e prerë drejtuar homologes së saj amerikane për të nisur një apel që “do të përmbushë gjithashtu një përgjegjësi historike ndaj popullit palestinez”, sipas asaj që shkruan Emine Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos