Një helikopter i përdorur për fluturime turistike është rrëzuar mëngjesin e sotëm në një arë pranë qytetit Shanklin në Isle of Wight, duke bërë që autoritet britanike të nisin një operacion të madh emergjence.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, pak pas ngritjes së helikopterit nga Aeroporti i Sandown, në fluturimin e tij të dytë për ditën. Helikopteri pësoi vështirësi teknike dhe u detyrua të bëjë një ulje emergjente në një fushë pranë rrugës kryesore A3020 Shanklin Road.
Sipas informacioneve paraprake, një person është plagosur dhe është transportuar me helikopter nga ekipi i Ambulancës Ajrore të Hampshire dhe Isle of Wight në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të shumta të shërbimeve të emergjencës, përfshirë zjarrfikës nga Shanklin, Ventnor dhe Newport, si dhe ekipi i shpëtimit bregdetar Coastguard Rescue 175 nga Lee-on-Solent.
Policia ka mbyllur përkohësisht rrugën Shanklin Road, midis kryqëzimeve me Whiteley Bank dhe Apse Manor Road, për të lejuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.
“U thirrëm në orën 09:24 për një raport se një helikopter ishte rrëzuar në një arë pranë A3020 Shanklin Road. Rruga është aktualisht e mbyllur për shkak të operacionit të shpëtimit. Këshillojmë qytetarët të shmangin zonën”, tha një përfaqësues i Policisë së Hampshire. (A2 Televizion)