Mister në Itali, i riu gjendet pa jetë para kompjuterit me një maskë kundragazi

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 13:32 | Bota

Mister në Itali, i riu gjendet pa jetë para kompjuterit me një

Një 27-vjeçar nga Roseto degli Abruzzi, në provincën e Teramos në Itali u gjet i vdekur të dielën vonë në mbrëmje nga prindërit e tij. Ai u gjet para kompjuterit të tij me një maskë kundragazi, përmes së cilës dyshohet se kishte thithur gaz ftohës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Por  autoritetet nuk përjashtojnë hipotezën e një akti të qëllimshëm, ndoshta të lidhur me ndonjë sfidë të rrezikshme në rrjetet sociale, edhe pse deri tani nuk ka prova konkrete që ta mbështesin këtë hipotezë.

Punonjësit e urgjencës që mbërritën në vendin e tragjedisë mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të riut dhe nuk gjetën shenja dhune apo lëndimesh në trupin e tij.

Karabinierët e Teramos sekuestruan telefonin e tij celular, kompjuterin dhe pajisje të tjera IT. Trupi i të riut është në morgun e spitalit të Teramos, ndërsa prokurori Di Marco do të vendosë nëse do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos