Greqia përballë katastrofës, tre zjarrfikës vdesin në “luftën” me zjarret

Nga Erjon Dervishi
29 Korrik 2026, 23:04 | Bota

Tre zjarrfikës grekë humbën jetën të mërkurën ndërsa luftonin me flakët në ishullin e Kretës, pikërisht kur zjarret po përhapej më tej në Evropë.

Mediat greke raportojnë se zjarrfikësit mbetën të bllokuar nga flakët ndërsa po zhvendoseshin me automjetin e tyre nga njëri front i zjarrit në tjetrin.

Sipas informacioneve të deritanishme, njëri nga zjarrfikësit është gjetur pa ndjenja nga kolegët e tij, me pajisjet e tij me vete. Zjarri shpërtheu në mesditë në Ageranos, Bashkia e Manit Lindor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga punimet në natyrë dhe një person është arrestuar në lidhje me incidentin.

Sifis Vavourakis, kryetari i fshatit Krya Vrysi, i tha ERT-së se zjarri kishte dalë jashtë kontrollit. Ai kishte shpërthyer më herët gjatë ditës në rajonin Rethymno të Kretës, një destinacion popullor turistik. I ushqyer nga erërat e forta, zjarri u përhap me shpejtësi. Banorëve të tre fshatrave aty pranë, përfshirë Krya Vrysi-n, u është kërkuar të evakuohen.

Më herët të mërkurën, kreu i qendrës së BE-së për reagimin ndaj emergjencave deklaroi se Greqia dhe Italia do të përballeshin me një rrezik të shtuar zjarresh në javët në vijim, gjë që kërcënon me katastrofa të tjera.

Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt se çdo rajon tjetër në botë, është përballur këtë vit me valë të nxehti rekord, ndërsa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po intensifikojnë nxehtësinë dhe thatësirën, duke mundësuar përhapjen më të shpejtë të zjarreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos