Koçi: Nëse PS do kishte këtë nivel demokracie kur kandidoi Rama, nuk do të fitonte si kryetar

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 22:01 | Politikë
 

Sikur Partia Socialiste të kishte nivelin e sotëm të demokracisë së brendshme kur Edi Rama kandidoi për drejtimin e partisë, ai nuk do të bëhej dot kryetar.

Kështu është shprehur politikani Petro Koçi, gjatë një deklarate në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN ku ka analizuar evolucionin e demokracisë brenda selisë rozë. 

Duke iu drejtuar anëtarit të Kryesisë së PD Grigels Muçollari, Koçi theksoi se kushtet për demokraci të brendshme janë më të mëdha kur je parti opozitare.  

Ti fole për një model politik, nga pikëpamja e demokracisë së brendshme, dhe iu referove të shkuarës së PS, ky model është ndërtuar kur ne ishim në opozitë në vitet 92’-97’, dhe u bë i pëlqyeshëm dhe i përkrahur nga njerëzit. Kushtet për më shumë demokraci të brendshme janë gjithmonë kur je në opozitë, se pushteti në një farë mënyre ka ato mekanizmat…Sikur të ishte në këtë nivel demokracie PS kur kandidoi Rama për kryetar, s’do bëhej dot kryetar. Kjo i shpreh të gjitha dhe s’e kam ironike këtë, është krejt e qartë, e pastër. Një nga arsyet pse PS sot ka aq mandate, është fakti që PD ktheu në krye Sali Berishën”, u shpreh Koçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos