Gazetari Bardhi Sejdarasi thekson se PS dhe PD, veçanërisht kjo e fundit, janë shkaktare që njerëzit po dalin të protestojnë në bulevard. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sejdarasi vë në dukje se dy partitë më të mëdha politike në vend, janë ngelëse dhe nuk e kanë kaluar provimin para qytetarëve.
“Për mua partitë politike të dy krahëve, veçanërisht PD-ja, janë pakaluese, dhe janë ato që janë shkaktare të atyre njerëzve që janë në shesh. Ky është konkluzioni që unë nxjerr”, tha Sejdarasi.
“Dy partitë politike edhe po ta kenë kaluar provimin për këtë vit kanë notë minimale. Pse? Se po ta kishin kaluar provimin, qoftë PD, qoftë PS, nuk do kishte njerëz sot aty ku dëgjohen thirrjet e qytetarëve. Ne mund të flasim me shifra. Unë mund të them që po Shqipëria ka patur një rritje ekonomike befasuese, 3,7 për qind në muajit e pare, mund të shkoi 4 pikë ca për qind, thotë ministri i Financave, por unë s’e përkthej dot në mirëqenie të qytetarëve”, u shpreh gazetari. (A2 Televizion)