“Rama të jepte dorëheqjen, ka pasur një mullar me skandale”, Nurellari tregon arritjet e protestës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 22:43 | Politikë

Politologu Adri Nurellari tha se kryeministri Rama duhet të jepte dorëheqjen, jo vetëm për protestën e fundit qytetare, por edhe për faktin që sipas tij qeveri është përballur me një mal me kriza dhe skandale.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, politologu renditi disa suksese të protestës, e cila sipas tij ka arritur shumë, edhe nëse mbyllet sot.

"Dhënia e dorëheqjes s’është ndonjë dramë e madhe dhe s’është e vërtetë që dorëheqja s’jepet nga protestat. Më të fundit e kemi patur në Bullgari. Këto janë standardet europiane, nëse Shqipëria është si Kaukazi, apo Azia Qendrore, ku ata projektojnë fëmijët si pasardhës, e quajnë veten President, por janë de facto monarkë, është bisedë tjetër. Në Europë edhe mbretërit abdikojnë. Unë mendoj që kjo qeveri duhet të kishte dhënë dorëheqjen shumë herë. Ka patur një mullar me kriza dhe skandale, për të cilat duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por kjo është bisedë krejt tjetër. Kjo protestë edhe po të mbyllet sot ka arritur shumë, jo vetëm se ka thyer duopolin e politikës, duke thënë që qytetarët mund të organizohen përtej partive tradicionale. Theu deri diku edhe monopolin e menaxhimit të zemërimit, përmes patronazhistëve, edhe përmes një soliadariteti kombëtar, ku tema lokale bëhet qendrore, edhe duke mobilizuar diasporën solli një vëmendje ndërkombëtare që është e jashtëzakonshme”, tha Nurellari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos