Shqipëria nuk është në shitje! Qytetarët shënjojnë bulevardin në ditën e 60 të protestës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 23:14 | Politikë

Protesta qytetare shënoi ditën e 60 me të njëjtën thirrje për dorëheqjen e Kryemistrit Rama. Qytetarët nisën grumbullimin nga sheshi “Skënderbej” duke marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe duke u ndalur më pas para Kryeministrisë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure qytetarët i lanë një tjetër mesazh Ramës të gdhendur në bulevard:  “Shqipëria nuk është në shitje!”.

Ajo që fillimisht u konsiderua një reagim lokal është kthyer në një lëvizje përditshme, ku mes të tjerash kërkohet ndryshimi kësaj klase politike, apo anulimi i ligjit te vitit 2014 për zonat e mbrojtura.

Me të njëjtin organizim, qytetarët përmbushëm dy muaj në shesh, ndërsa paralajmërojnë një rizgjim edhe më të madh në shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos