Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos në qytetin amerikan

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 11:00 | Bota

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Hjustonit (Houston) në Teksas të enjten pasdite, kur një grua e armatosur me pistoletë krijoi një përballje të tensionuar disaorëshe me forcat e rendit në autostradën e ngarkuar I-45. Incidenti nisi rreth orës 13:30 me orën lokale, kur gruaja ndaloi makinën në mes të rrugës, nxori një karrige nga bagazhi dhe u ul në korsinë kryesore të trafikut.

Sipas burimeve të televizionit lokal KWTX 10, një zyrtar policie raportoi se gruaja “e kishte kthyer automjetin drejtpërdrejt në rrugën e një kamioni të madh”, çka shkaktoi një përplasje.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Pamjet nga vendngjarja treguan mijëra makina të bllokuara në trafik, ndërsa policia dhe njësi të shumta të rendit, përfshirë edhe një oficer të trajnuar për ndërhyrje në raste të shëndetit mendor, u përpoqën të negocionin me gruan, shkruan A2 CNN. Ajo refuzoi të dorëzohej dhe të largohej nga rruga, duke mbajtur gjithnjë armën në dorë. Mësohet se gruaja shprehu mendime vetëvrasëse dhe pretendoi se fëmijët e saj po mbaheshin peng.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe një familjar i saj, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. Pas orësh tensioni dhe negociatash, rreth orës 18:30 autoritetet njoftuan se përballja përfundoi pa dhunë.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Fotografitë e publikuara nga mediat tregojnë gruan, e veshur me rroba ngjyrë blu, teksa ndiqej nga të paktën tetë oficerë policie. “Përballja në North Freeway dhe Cypresswood Drive ka përfunduar pa incidente”, tha një zëdhënës i policisë. “Efektivët kanë arritur ta neutralizojnë situatën me sukses”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos