Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 07:41 | Bota

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e saj të fundit, kokaina regjistroi prodhim prej 3,708 tonësh, ose e thënë ndryshe 34% më shumë se në vitin 2022.

Zgjerimi u nxit nga shifrat e Kolumbisë, e cila mbetet prodhuesi kryesor në botë, me 253,000 hektarë të dedikuar për bimët e kokës.

Sipas OKB-së, prodhimi po rritet fuqishëm, veçanërisht në jugperëndim të vendit, ku veprojnë organizatat kriminale të përbëra nga disidentë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të cilët nuk iu bashkuan marrëveshjes së paqes.

Zona e dedikuar për prodhimin e kokës në Peru u ul pak, ndërsa në Bolivi mbeti e qëndrueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos