Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 18:26 | Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tregoi për një ofertë që, sipas tij, i ishte bërë nga Putini.

“Vladimir më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin,” tha Trump. “Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën.’”

Trump theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me liderin rus është thelbësor për të ndalur luftën në Ukrainë, një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka tronditur stabilitetin global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos