Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, Hamasi nisi lirimin e pengjeve izraelite, në zbatimi të planit të paqes të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas mediave izraelite, 7 pengjet u lanë të lirë në 3 pika të ndryshme të Gazës dhe iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq.
Autoritetet konfirmojnë se 7 pengjet e liruara janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe brenda pak orësh do të takohen me familjarët e tyre.
Ndërkohë që Hamasi është në pritje që Izraelit të hapë dyert e burgjeve për të liruar më shumë se 2000 palestinezë të ndaluar që nga nisja e luftës, por edhe më herët.
Mijëra njerëz janë mbledhur në Tel Aviv për të pritur të liruarit nga Hamasi, ku u shfaq dhe një parrullë gjigande ku falënderohej presidenti i SHBA, Donald Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Izrael, ku sipas disa mediave do të takohet me disa nga pengjet e liruara, por edhe do të flaës në parlamentin izraelit.
Më pas, Trump do të udhëtojë drejt Egjiptit, për të marrë pjesë në një samit në Sharm El Sheik.
Nisje e zbatimit të marrëveshjes e përshëndeti dhe presidenti izraelit Herzog, i cili e cilësoi ditën e sotme si historike.
Hamasi nga ana e tij deklaroi edhe njëherë angazhimin e tij për të zbatuar marrëveshjen e arritur dhe pret që Izraeli të mbajë të njëjtin qëndrim. (A2 Televizion)