Hamasi tregon dy pengje me video, Izraeli pushton gjysmën e Gazës, 75 të vrarë në orët e fundit

Nga Xhevahir Qardaku
5 Shtator 2025, 15:28 | Bota

Hamasi tregon dy pengje me video, Izraeli pushton gjysmën e Gazës, 75

Ushtria e Izraelit ka arritur që të pushtojë gati gjysmën e qytetit të Gazës. Këtë e konfirmoi një zëdhënës i forcave të armatosura të shtetit hebre, ndërsa paralajmërohet një zgjerim i hartës së operacioneve tokësore dhe një ashpërsim i veprimeve luftuese.

“Hamasi do të përballet me fuqinë e plotë të ushtrisë së Izraelit në qytetin e Gazës. Do të rrisim presionin derisa Hamasi të shkatërrohet”, u shpreh gjenerali Effie Defrin.

Avancimi i ushtrisë izraelit vjen me pasoja tragjike për palestinezët. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 18 persona janë vrarë, mes të cilëve 7 fëmijë.

Al Jazeera shkruan se në 24 orët e fundit janë varë 75 njerëz në enklavën palestineze, prej të cilëve 44 vetëm në qytetin e Gazës. Izraeli pretendon se në sulmet e fundit ka eliminuar dhe përgjegjësin për financat e krahut ushtarak të Hamasit.

Paqja, ndërkohë, nuk duket askund në horizont, teksa konflikti ka prekur ditën e tij të 700. Hamasi ka shpërndarje një video të dy pengjeve, në shenjë kërcënimi, por edhe për të konfirmuar se janë ende gjallë.

Ekspertët e konsiderojnë këtë zhvillim, një përpjekje për t’i bërë presion Izraelit për të pranuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe të përfundimit të luftës. për ministrin e sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir, videoja e pengjeve është një “terrorizëm psikologjik” nga Hamasi, dhe që ka për qëllim që të ndalojë ofensivën e re në Gaza.

Ai paralajmëron se kundërpërgjigja e duhur për këtë taktikë është pushtimi total i Rripit të Gazës dhe nxitja e emigracionit masiv të palestinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos