Presidenti amerikan, Donald Trump, po riemërton Pentagonin duke e shndërruar atë në Departamentin e Luftës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të firmosë një urdhër ekzekutiv gjatë ditës së sotme lidhur me këtë ndryshim. Pit Hegseth do të mbajë tashmë titullin si Sekretar i Luftës.
Pentagoni, që menaxhon forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, është pasues i Departamentit të Luftës që u krijua si një agjenci e nivelit të lartë në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.
Megjithatë përgjegjësia për krijimin e departamenteve apo ndryshimit të emrave bie mbi Kongresin Amerikan. (A2 Televizion)