Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, iu bashkua trupave amerikane në bordin e anijes USS Boxer, e ankoruar në Singapor, duke marrë pjesë në ushtrime fizike dhe duke bashkëvepruar me ushtarët, shkruan A2 CNN.
Ai u pa duke vrapuar dhe duke bërë pompa së bashku me personelin dhe bëri shaka për intensitetin e stërvitjes gjatë një momenti të hapur me gazetarët që po ndiqnin ngjarjen. Më vonë, Hegseth vlerësoi trupat ne një deklarate, duke lidhur forcën e tyre me gatishmërinë më të gjerë ushtarake të SHBA-së në kohë tensionesh në rajon.
Vizita vjen ndërsa ai përgatitet të marrë pjesë në konferencën e sigurisë aziatike Shangri-La, ku marrëdhëniet mbrojtëse SHBA–Kinë mbeten në fokus. Megjithatë, homologu i tij kinez, Dong Jun, nuk do të marrë pjesë në teksa Pekini njoftoi se po dërgon një delegacion “ekspertësh dhe studiuesish” në këtë forum sigurie. Takimi joformal, që zhvillohet nga 29 deri më 31 maj, mbledh ministra, gjeneralësh, shefa të inteligjencës, diplomatë, analistë dhe prodhues armësh. (A2 Televizion)