Netanyahu urdhëron ushtrinë të pushtojë 70% të Gazës, rrezikohet armëpushimi

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 14:32 | Bota

Netanyahu urdhëron ushtrinë të pushtojë 70% të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë që të marrë nën kontroll 70% të Rripit të Gazës. Ky vendim kërcënon të shkatërrojë armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në tetor 2025 dhe rrit rrezikun për një katastrofë të re humanitare, shkruan A2 CNN. Gjatë një fjalimi në një vendbanim në Bregun Perëndimor, Netanyahu deklaroi: “Ne po e shtrydhim Hamasin. Kontrollonim 50%, lëvizëm në 60%, dhe udhëzimi im është të shkojmë në 70%”.

Sipas marrëveshjes së tetorit, ushtria izraelite duhej të qëndronte në një vijë demarkacioni që i jepte kontrollin e 53% të territorit. Megjithatë, forcat izraelite kanë avancuar vazhdimisht drejt perëndimit. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se qëllimi afatgjatë është “largimi vullnetar” i palestinezëve, të cilin aktivistët e të drejtave të njeriut e cilësojnë si një plan për pastrim etnik duke e bërë jetesën në Gazë të pamundur.

Nëse plani i Netanyahut realizohet, rreth 2,2 milionë palestinezë do të detyrohen të grumbullohen në më pak se një të tretën e territorit fillestar, i cili njihet si vendi më i mbipopulluar në botë. Ekspertët paralajmërojnë se ky vendim do të jetë një “dënim me vdekje” për mijëra njerëz që nuk kanë ku të shkojnë.

Raportet e OKB-së tregojnë se krahas ushtrisë, milicitë e armatosura të mbështetura nga Izraeli po dëbojnë me dhunë civilët pranë vijës së armëpushimit. Dëshmitarët okularë tregojnë se këto grupe u japin banorëve vetëm pak orë kohë për të braktisur shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos