Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes piloti

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 07:26 | Bota

Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes

Një helikopter u rrëzua mbi çatinë e një hoteli bregdetar në Cairns të Australisë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe zjarr. Autoritetet vendase bënë të ditur se piloti ishte i vetmi pasagjer në helikopter. Sipas tyre qindra qytetarë dhe stafi i hotelit luksoz DoubleTree by Hilton, u evakuuan, pasi helikopteri u rrëzua në ndërtesën pranë Cairns Esplanade, një shëtitore ujore e popullarizuar nga udhëtarët në qytetin verior të Queensland.

Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes

Policia ka rrethuar zonën në brezin turistik të frekuentuar dhe kompania charter Nautilus Aviation tha se po punonte me zyrtarët ndërsa ata hetonin "përdorimin e paautorizuar" të një prej avionëve të kompanisë.

Dëshmitarët treguan për CNN momentet e tmerrit, teska panë helikopterin të rrëzohej mbi ndërtesë.

Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes

“Helikopteri kishte kaluar mbi pemë dhe një ndërtesë tjetër më të lartë përpara se të godiste çatinë e hotelit shtatëkatësh”, tha një nga dëshmitaret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos