“Hezbollahu është në arrati”, Netanyahu njofton sulmet e reja mbi Liban

Nga Erjon Dervishi
1 Qershor 2026, 19:06 | Bota

“Hezbollahu është në arrati”, Netanyahu njofton

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi sulme të reja në periferitë jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu, duke sinjalizuar përshkallëzim të mëtejshëm të një lufte që ka ndërlikuar ndërmjetësimin drejt zgjidhjes së konfliktit SHBA-Iran.

Netanyahu në një mesazh vido tha se Izraeli po vazhdonte të thellonte aktivitetin e tij tokësor në Liban, ku trupat izraelite kanë krijuar një zonë të vetëshpallur sigurie në jug, duke thënë se ata synojnë të mbrojnë Izraelin verior nga sulmet e Hezbollahut.

"Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, kam udhëzuar IDF-në të godasë objektivat terroriste në Bejrut. Nuk do të ketë një situatë në të cilën Hezbollahu të sulmojë qytetet tona dhe qytetarët tanë, dhe selia e saj terroriste në Bejrut, të mbetet jashtë kufijve. Ne po vazhdojmë të thellojmë aktivitetin tonë operacional në terren në Libanin jugor dhe po eliminojmë bastionet e Hezbollahut. Hezbollahu është në arrati. Ne jemi të vendosur të rivendosim sigurinë për banorët e veriut, ashtu siç bëmë për banorët e jugut".

Banorët filluan të largoheshin nga periferitë jugore të Bejrutit, të njohura si Dahiyeh, në përgjigje të paralajmërimit izraelit - vala e fundit e zhvendosjes në një konflikt që ka çrrënjosur më shumë se 1 milion persona në Liban.

Duke goditur periferitë jugore të Bejrutit në javët e para të luftës, Izraeli ka kryer vetëm dy sulme në zonë që kur Presidenti i SHBA Donald Trump shpalli një armëpushim në Liban më 16 prill, edhe pse armiqësitë janë ndezur në Libanin jugor.

Sakaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se sulmet izraelite në Liban ishin ndër faktorët që shkaktuan një vonesë të procesit diplomatik për t'i dhënë fund luftës SHBA-Iran, duke përsëritur se një armëpushim në Liban ishte pjesë integrale e çdo marrëveshjeje.

Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëruan ushtrinë izraelite të sulmonte "objektivat terroriste" në periferitë jugore pas "shkeljeve të përsëritura" të armëpushimit nga Hezbollahu dhe "sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve tanë", tha një deklaratë nga zyra e Netanyahut.

Urdhri pasoi një intensifikimin e armiqësive në jug gjatë fundjavës, me trupat izraelite që pushtuan kështjellën 900-vjeçare të Beaufort. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos