Horror në Francë, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur në shtëpi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 07:27 | Bota

Horror në Francë, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të

Trupat e pajetë të 5 personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux, në Francën veriore.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj, teksa i dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është babai i familjes, një 33-vjeçar tashmë në arrati.

Kjo do të ishte një tjetër vrasje e shumëfishtë në familje e kryer nga një baba në tre muajt e fundit në Ile-de-France, rajon i Parisit.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer vrasjen e tre vajzave të tij të moshës nga 4 deri në 11 vjeç në Alfortville. Një muaj më parë, një xhandar vrau tri vajzat përpara se të bënte vetëvrasje në shtëpinë e tij në Vemars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos