Rishfaqet lideri i Hamasit: Nuk nënshtrohemi, kërcënime ndaj Izraelit dhe nga Irani

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 21:04 | Bota

Rishfaqet lideri i Hamasit: Nuk nënshtrohemi, kërcënime ndaj

Pas një heshtje që nisi prej masakrave të 7 tetorit në Izrael, rishfaqet me një mesazh në publik lideri i Hamasit, Yahya Sinëar, i cili ka një mesazh të fortë: Nuk do të dorëzohemi.

Drejtuesi i militantëve që po sfidojnë Izraelin shprehet se fraksioni islamik po përballet me një luftë të ashpër dhe të paprecedentë, por siguron se Hamasi nuk do të nënshtrohet kurrë përballë “pushtuesve”.

Në mesazhin që i drejtohet dhe lidershipit politik në Gaza, Sinëar shfaqet besimplotë në fitore, pasi sipas tij Hamasi ka vrarë më shumë se 1000 ushtarë izraelitë dhe jo 150 sa deklaron Izraeli.

Ndërkohë, avionët izraelitë kanë ndërmarrë një sulm në territorin sirian, ku raportohet se kanë vrarë një gjeneral të rojeve revolucionare iraniane.

I menjëhershëm ishte reagimi i Teheranit zyrtar, i cili kërcënon se Izraeli do ta paguajë shtrenjtë vrasjen e gjeneralit, çka shton frikën për një përshkallëzim të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos