Uljet e fundvitit shkaktojnë kaos, të shtëna me armë brenda një qendre tregtare, 1 i vdekur e 1 i plagosur

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 20:50 | Bota

Uljet e fundvitit shkaktojnë kaos, të shtëna me armë brenda

Policia amerikane është vënë në kërkim të një të dyshuari, pasi disa të shtënave me armë që u regjistruan në një qendër tregtare në Florida, gjatë nxitimit të blerjeve për pushime.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos në Ocala të shtunën pasdite, ndërsa i dyshuari, 39-vjeçari Albert J. Shell Jr., kërkohet me akuzën e “vrasjes me paramendim të shkallës së parë” dhe “tentativës për vrasje”.

Viktima, 40-vjeçari David Nathaniel Barron, u gjet i vdekur në një zonë të përbashkët të qendrës tregtare kur mbërriti policia.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, një grua u qëllua dhe u plagos, ndërsa u dërgua në spital me lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos