Turqia rrit me 49% pagën minimale mujore, lajmin e jep vetë Erdogan

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 08:20 | Bota

Turqia rrit me 49% pagën minimale mujore, lajmin e jep vetë Erdogan

Turqia mori vendimin për të rritur pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024. Lajmin e bëri të ditur të mërkurën presidenti Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Erdogan, paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke).

“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit”, tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Vedat Isikhan, në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos