Dhjetëra mijëra mbështetës të Victor Orban marshuan në Budapest të enjten për të treguar mbështetjen ndaj kryeministrit nacionalist teksa ai përballet me kërcënimin më të madh ne udhëheqjen 15 vjeçare, nga një parti opozitare pro BE, në prag të zgjedhjeve të 2026.
Manifestimi u organizua në një ditë të rëndësishme për hungarezët, kur përkujtohet kryengritja antisovjetike e shtypur nga ushtria e kuqe në vitin 1956.
Orban, i cili ka kundërshtuar politikën e dërgimit të ndihmave ushtarake në Ukrainë dhe ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin, i kishte varur shpresat tek organizimi i takimit Trump-Putin në Budapest, por tani ai është anuluar.
Në një reagim, kryeministri tha se mesazhi që i përcillnin sot botës, ishte se Hungaria i thotë jo luftës. (A2 Televizion)