I armatosur, tentoi të hyjë në rezidencën e Trump-it, vritet nga Shërbimi Sekret në Mar-a-Lago

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 15:34 | Bota

I armatosur, tentoi të hyjë në rezidencën e Trump-it, vritet

Shërbimi Sekret amerikan njoftoi të dielën në mëngjes se një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së Mar-a-Lagos, duke tentuar të futet në rezidencën e Donald Trump në Florida, raporton A2CNN. 

Edhe pse presidenti amerikan i kalon shpesh fundjavat në resort, ai ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin kur ndodhi incidenti.

Identiteti i personit që u qëllua nuk bëhet ende me dije, por dyshohet të jetë një i ri rreth të 20-ave. 

Sipas Shërbimit Sekret, ai u “pikas nga porta veriore e pronës Mar-a-Lago duke mbajtur në dorë një pushkë dhe një bidon me benzinë”.

Ai u qëllua nga agjentë të Shërbimit Sekret dhe një zëvendës sherif i qarkut Palm Beach, tha agjencia.

Zëdhënësi i FBI-së tha se po mblidhen prova për ngjarjen. Au u ka kërkuar personave që jetojnë pranë vendngjarjes të kontrollojnë kamerat e sigurisë së jashtme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos