Trump dërgon anijen spitalore amerikane në Groenlandë, çfarë pritet

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 15:05 | Bota

Trump dërgon anijen spitalore amerikane në Groenlandë,

Presidenti Trump tha ditën e djeshme që po punonte me guvernatorin e Luizianës Jeff Landry, për të dërguar një anije spitalore në Groenlandë. Territori i Groenlandës ka qenë nën prozhektorët e medias që në momentin që Trump shprehu interesin për ta bërë shtetin e 51-të.

Interesin për ta marrë ishullin më të madh të botës, Trump e ka shprehur që ne mandatin e tij të parë. Kjo gjë ka shkaktuar tensione në arenën ndërkombëtare, duke krijuar një hendek mes politikës amerikane dhe asaj europiane.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Trump njoftoi për dërgimin e anijes drejt Groenlandës.

Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një anije të madhe spitalore në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po marrin kujdesin e duhur atje. Është rrugës!!!”, tha Trump.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Landry-t nuk iu përgjigjën pyetjeve rreth postimit, nëse anija ishte kërkuar nga Danimarka ose Groenlanda. Danimarka dhe SHBA-të zhvilluan muajin e kaluar bisedime për të zgjidhur situatën e tensionuar brenda aleancës së NATO-s.

Trump e publikoi postimin në rrjetet sociale disa orë pas deklaratës së Komandës së Përbashkët Arktike të Danimarkës, e cila tha se kishte evakuuar një anëtar ekuipazhi që kërkonte trajtim urgjent mjekësor nga një nëndetëse amerikane që operon në ujërat e Grenlandës, shtatë milje larg kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos