I dënuari me vdekje ekzekutohet pas 50 vitesh

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 07:35 | Bota

I dënuari me vdekje ekzekutohet pas 50 vitesh

Autoritetet penitenciare në Mississippi kanë ekzekutuar një person të dënuar me vdekje, i cili ishte në pritet të ekzekutimit të dënimit fatal prej më shumë se 50 vitesh.

Richard Gerald Jordan, një veteran 79-vjeçar i luftës në Vietnam me çrregullim të stresit post-traumatik, i cili u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e gruas së një nëpunësi banke, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Parchman.

Ai ishte një nga disa të burgosur të dënuar me vdekje në Misisipi që kanë ngritur padi kundër shtetit për protokollin e ekzekutimit me tre droga, të cilin ata e quajnë "çnjerëzor".

Jordan është personi i tretë që ekzekutohet në Misisipi në 10 vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos