I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar, Gaza është vend krimi

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 20:35 | Bota

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar, Gaza

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB.

"Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë", tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shton: “Kjo nuk është luftë. Këto janë mizori të kryera kundër një popullsie të tërë civile.”

Mansour thotë se Izraeli ende po u ndalon gazetarëve dhe hetuesve ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza "për të ruajtur kontrollin e vendit të krimit" dhe "për të parandaluar që realiteti të arrijë kudo në botë".

Ai thotë se "asnjë fuqi në tokë nuk ka guxuar të bëjë diçka të ngjashme me atë që po bënte Izraeli, pa u ndëshkuar plotësisht". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos