Padi kundër Open AI, ‘’ChatGPT inkurajoi vetëvrasjen e një 16-vjeçari’’ 

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 18:37 | Bota

Një çift nga Kalifornia ka paditur kompaninë OpenAI, lidhur me vdekjen e djalit të tyre adoleshent me pretendimin se ChatGPT, e ka inkurajuar të vetëvritet.

Padia është depozituar nga Matt dhe Maria Raine, prindërit të 16 vjeçarit Adam, në një gjykatë të Kalifornisë në të parin aktiligjor që akuzon OpenAI për një rast të tillë.

Familja paraqiti një seri bisedash mes 16 vjeçarit që vdiq në prill dhe ChatGPT, te cilat sipas tyre kishin ndikuar në përforcim të mendimeve vetëvrasëse të tij.

Në një deklaratë OpenAI tha se po shqyrtonte pretendimet, ndërsa i shprehu ngushëllimet familjes Raine. Në një deklaratë të publikuar në websajtin e vet, kompania thotë se rastet e fundit të personave qe përdonin ChatGPT në mesin e krizave akute, siç i cilëson, peshon rëndë mbi ta.

Ajo shton se platofrma është trajnuar të udhëzojë qytetarët të kërkojnë ndihmë profesionale në rast depresioni apo mendimesh vetëshkatërruese.

Megjithatë Opean AI pranon se ka pasur momente kur sistemet e saj nuk janë sjellë siç duhet përballë situatave sensitive.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos