Shtetet e Bashkuara tronditen nga një tjetër sulm me armë zjarri. 2 fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeçare u vranë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën pas të shtënave në një shkollë katolike të Mineapolis në Minesota.
Sipas autoriteteve policore, agresori ishte një i ri në të 20-tat, pa precedentë të njohur kriminalë, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm.
Siç thuhet ai ishte i armatosur me çifte dhe pistoletë dhe kishte qëlluar nga dritaret e kishës së shkollës teksa atje mbahej një meshë katolike, për fëmijë kopshti deri në klasë të tetë.
Sipas policisë, bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm dhune kundër fëmijëve dhe besimtarëve. Agresori kishte qëlluar breshëri plumbash në drejtim të atyre që ishin mbledhur në meshë, dhe më pasi e kishte drejtuar armën nga vetja e ishte vetëvrarë.
Siç thuhet, mes të plagosurve 14 janë fëmijë dhe shumë prej tyre janë në gjendje kritike. Në një fjalim emocional, kryebashkiaku demokrat Jacob Frey vuri theksin tek fakti se fëmijë ishin vrarë teksa ishin duke u lutur, në javën e parë të shkollës. (A2 Televizion)