Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmet e Izraelit të ndodhura në Iran gjatë natës.
Për Fox News, Trump ka thënë se qeveria amerikane ishte në dijeni të sulmit të Izraelit ndaj Iranit, por sipas tij, SHBA-të nuk u përfshinë.
Ai përsëriti duke thënë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në këtë operacion, teksa shtoi se shpreson që Irani të vazhdojë negociatat me SHBA-në për të frenuar programin e tij bërthamor.
“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz në udhëheqje që nuk do të kthehen”, tha Trump duke vënë në dukje se SHBA-të kanë konfirmuar se “shumë udhëheqës iranianë kanë vdekur në sulm”.
Po ashtu, Trump bëri të ditur se administrata e tij kontaktoi një aleat kyç të Lindjes së Mesme para sulmit për ta informuar, por nuk e zbuloi se për cilin shtet bëhej fjalë. (A2 Televizion)