Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj Iranit dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa Teherani përgatitet për hakmarrje.
Sipas mediave të huaja, ushtria e saj tha se kishte nisur një “ofensivë parandaluese, e saktë dhe e kombinuar e bazuar në inteligjencë me cilësi të lartë” - e quajtur Operacioni “Luani në Ngritje”.
“Dhjetëra avionë të Forcave Ajrore IRA përfunduan fazën e parë që përfshinte sulme ndaj dhjetëra objektivave ushtarake, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit ”, thuhet në një deklaratë, shkruan A2 CNN.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmi kishte për qëllim “të zvogëlojë kërcënimin iranian ndaj mbijetesës së Izraelit” dhe do të zgjasë “për aq ditë sa duhen për të hequr kërcënimin”.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se kreu i Gardës Revolucionare të fuqishme të vendit, Hossein Salami, ishte vrarë.
Mehr News tha se shkencëtari bërthamor Fereydoun Abbasi ishte gjithashtu i vdekur. Të njëjtin fati pësuan edhe fizikanti teorik Dr. Mohammed Mehdi Tehranchi dhe gjeneralmajor Gholam Ali Rashid.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Amerika nuk ishte e përfshirë dhe se Izraeli beson se sulmet janë të nevojshme për vetëmbrojtje.
(A2 Televizion)