I iku luftës në Ukrainë, vritet me thikë në autobus në SHBA

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 12:46 | Bota

I iku luftës në Ukrainë, vritet me thikë në autobus

Rasti i një sulmi të paprovokuar me thikë në transportin publik, në të cilin humbi jetën një grua ukrainase që iku nga lufta në vendin e saj të lindjes, ka shkaktuar reagime dhe diskutime të nxehta rreth krimit në Amerikë.

23-vjeçarja Iryna Zarutska iku nga Kievi dhe u vendos në Charlotte, ku u sulmua me thikë në një tren më 22 gusht. Pamjet e kamerave të sigurisë nga transporti publik tregojnë vajzën duke hipur në tren, e veshur me uniformën e picerisë ku punonte, dhe e ulur përpara të dyshuarit, 34-vjeçarit Decarlos Broën Jr.

Broën, një burrë i pastrehë me një histori të gjatë problemesh të shëndetit mendor, arrestimesh dhe dënimesh, duket i shqetësuar dhe nervoz në video. Pesë minuta pasi treni niset, ai nxjerr një thikë të palosshme, ngrihet dhe e godet Zarutskën tre herë në qafë. Ajo rrëzohet në sediljen e saj dhe vdes në vendngjarje.

Pamjet e mëtejshme tregojnë vrasësin duke u endur nëpër vagon, duke hequr bluzën me kapuç të përgjakur dhe duke dalë nga treni. Thika më pas u gjet jo shumë larg platformës.

I iku luftës në Ukrainë, vritet me thikë në autobus

Komentues të shumtë të krahut të djathtë në Amerikë kanë akuzuar median kombëtare për mbulimin e qëllimshëm të çështjes.

Nëse Iryna do të kishte qenë me ngjyrë dhe vrasësi i bardhë, media do të kishte folur me entuziazëm për këtë ditë e natë”, shkroi podkasteri konservator Benny Johnson, i cili është i afërt me Presidentin Donald Trump.

Mediat lokale raportuan për rastin në detaje, por përdoruesit e Tëitter theksuan se New York Times, Washington Post, BBC dhe media të tjera të mëdha nuk publikuan asnjë fjalë të vetme. Ndër ata që ndanë këto pretendime ishte Elon Musk. Disa e kanë krahasuar rastin me vrasjen e George Floyd , një burrë me ngjyrë i vrarë nga një oficer policie në Minneapolis, gjë që shkaktoi protestat e lëvizjes “Black Lives Matter”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos