Deputeti ukrainas tregon tmerrin: Regjimi rus më përndjek, do të më vrasë

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 23:07 | Bota

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, në një lidhje direkte me gazetarin Xhevahir Qardaku në emisionin “Rreth e Qark”,  foli për situatën e sigurisë në Ukrainë dhe presionin nga shërbimet sekrete ruse.

Ai u shpreh se si kryeqyteti Kiev, ashtu edhe pjesa tjetër e vendit, mbeten të pasigurta për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe rrezikut të përndjekjes gjatë luftës.

Ai theksoi se kjo situatë nuk prek vetëm qytetarët e zakonshëm, por edhe figurat publike dhe zyrtarët shtetërorë, të cilët sipas tij jetojnë nën kërcënim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Ai shtoi se ai dhe familja e tij janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe ndjekjes nga shërbimet sekrete ruse, gjë që e bën jetën e përditshme edhe më të vështirë.

“As ukrainasit as Kievi në veçanti nuk është një vend i sigurtë për shkak të sulmeve ruse dhe për këdo që jeton këtu dhe për mua dhe familjen time edhe unë gjurmohem nga rusët, nga shërbimet sekrete dhe ndaj për mua është një përpjekje e dyfishtë, por kjo nuk ka asnjë problem për mua.

Gjithë pavarësisht se jemi të lodhur, njerëzit nuk do të dorëzohen. Dhe përse nuk do dorëzohemi? Është shumë e thjeshtë. Nuk është se jemi super njerëz.

Ne jemi po të njëjtit ashtu si ju, por përfundimisht e dimë që ne nuk do, nëse ne dorëzohemi, rusët do të bëjnë gjenocidë dhe kjo është diçka që ne nuk mund t'ia lejojmë vetes.”,tha ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos