I lindur në Ukrainë, vdes ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 12:49 | Bota

I lindur në Ukrainë, vdes ish-zëvendësministri rus i

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka qenë sëmundje e zemrës. Lajmi është raportuar nga UNN, duke cituar burime ruse, transmeton A2.

Sadovenko, me gradën kolonel-gjeneral, ka qenë për vite me radhë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ai ka drejtuar aparatin e Ministrit të Mbrojtjes nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në strukturat drejtuese të ushtrisë ruse.

I lindur në Ukrainë, vdes ish-zëvendësministri rus i

I lindur në vitin 1969 në qytetin Zhytomyr të Ukrainës, Sadovenko u arsimua në Shkollën e Lartë të Komandës Ajrore në Ryazan dhe më pas në Akademinë Ruse të Administratës Publike pranë Presidentit të Federatës Ruse. Që nga viti 1994, ai ka qenë pjesë e ekipit të Shoigut, fillimisht në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme, më pas në administratën e rajonit të Moskës dhe më vonë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sadovenko mori pjesë edhe në pushtimin e Ukrainës dhe u dekorua me disa nga nderimet më të larta shtetërore ruse, përfshirë urdhrat “Për Merita ndaj Atdheut” dhe “Aleksandër Nevskij”. Vdekja e tij vjen në një periudhë tensionesh të larta dhe ngjarjesh të rënda brenda strukturave ushtarake ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos