Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara identifikoi luftën e SHBA kundër Iranit si një motiv të mundshëm për atentatin e deshtuar ndaj Presidentit Donald Trump dhe anëtarëve të lartë të administratës së tij gjatë një galaje me gazetarë të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar, shkruan A2CNN.
Kjo gjë pretendohet në një raport të inteligjence të dërguar tek autoritetet shtetërore dhe lokale në mbarë vendin, si dhe agjenci të tjera federale. Raport vlerëson se i dyshuari, Cole Allen, kishte pakënaqësi të shumta sociale dhe politike dhe arrin në përfundimin se konflikti me Iranin “mund të ketë kontribuar në vendimin e tij për të kryer sulmin.
Për të mbështetur argumentin citohen postime në rrjetet sociale nga Allen që kritikonin veprimet e SHBA-së në luftë. Ky vlerësim hedh dritë të re mbi përpjekjet e qeverisë amerikane për të gjetur një motiv për sulmin e të 25 prillit.
Përfundimet e tij, megjithëse paraprake, ofrojnë provën më të qartë deri më tani se konflikti me Iranin, i cili ka shkaktuar mijëra viktima në Lindjen e Mesme dhe ka tronditur ekonominë globale, mund të ketë qenë një shkaktar. (A2 Televizion)