SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të përkohshme, çfarë dihet deri tani

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 17:46 | Bota

SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të përkohshme,

Në Uashington po shtohen pyetjet rreth një marrëveshjeje të mundshme mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani, ndërsa raportimet flasin për një memorandum të shkurtër që synon uljen e tensioneve dhe ndalimin e konfliktit.

Sipas burimeve, palët po afrohen drejt një dokumenti njëfaqësh që do të hapte një periudhë 30-ditore negociatash për çështje të rëndësishme si programi bërthamor iranian, lundrimi në Ngushticën e Hormuzit dhe lehtësimi i sanksioneve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një marrëveshje e tillë është shumë komplekse. Sipas tyre, çështja e programit bërthamor të Iranit kërkon diskutime të thelluara teknike dhe nuk mund të zgjidhet brenda një afati të shkurtër.

Një eksperte e çështjeve të Iranit nga Washington Institute for Near East Policy theksoi se, nëse nuk përfshihet qartë programi bërthamor, administrata amerikane ka gjasa të mos jetë e kënaqur me një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, ish-zyrtarë amerikanë vënë në dyshim nëse marrëveshja do të sjellë realisht përparim, duke theksuar se mungesa e qartësisë mund të rrisë tensionet mes palëve.

Edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump është treguar i kujdesshëm, duke thënë se në të kaluarën është dukur se një marrëveshje ishte afër, por nuk është finalizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos