Sulmi në Gaza, Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 20:26 | Bota

Sulmi në Gaza, Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi.

"Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza", tha Netanyahu.

"Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë", shtoi kryeministri izraelit, shkruan A2 CNN.

"Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tona në shtëpi", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos