Ish-kryeministri italian Massimo D'Alema u tha së fundmi miqve pas një takimi në Pekin se Vladimir Putin dukej "shumë i rraskapitur" dhe duhej të mbahej nga dy persona.
Corriere della Sera raporton se edhe pse pamjet zyrtare nuk dhanë këtë përshtypje, D'Alema këmbënguli se takimi i afërt me kreun e Kremlinit e kishte habitur.
Shëndeti i Putinit ka qenë objekt spekulimesh për vite me radhë. Nga tumoret dhe sëmundja e Parkinsonit deri te sindroma e Cushingut janë përfolur se kanë prekur liderin rus, por Kremlini i ka mohuar vazhdimisht të gjitha këto. Në të njëjtën kohë, zyrtarët rusë të sigurisë dihet se mbledhin gjurmë biologjike të tij gjatë udhëtimeve të tij për të parandaluar zbulimin e të dhënave gjenetike dhe trajtimeve të mundshme.
As shërbimet e inteligjencës amerikane dhe as ato britanike nuk kanë aktualisht prova se Putini vuan nga ndonjë sëmundje serioze, por pranojnë se po monitorojnë nga afër çdo tregues.
D'Alema nuk bëri diagnoza, por theksoi se Putini i kujtoi Silvio Berlusconi-n në periudhën e fundit të jetës së tij.
Edhe biseda midis Putinit dhe Xi Jinping në Pekin ngriti çështjen e pleqërisë dhe jetëgjatësisë, ndërsa udhëheqësi kinez i tha kreut të Kremlinit se dikush mund të jetë ende “i ri” në të shtatëdhjetat. Po ashtu Putin vendoi theksin tek bioteknologjia dhe ideja e 'pavdekshmërisë' teksa komunikonin së bashku.
(A2 Televizion)