Tërmeti shkatërrimtar në Mianmar, viktimat shkojnë mbi 1600

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 16:27 | Bota

Tërmeti shkatërrimtar në Mianmar, viktimat shkojnë mbi 1600

Ka shkuar në  1,644 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin të premten, fuqia e të cilit ishte aq e fortë sa u ndje dhe në Tajlandë dhe Pakistan.

Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë si në Myanmar ashtu edhe në Tajlandë, junta birmane konfirmon se 3,408 persona janë lënduar teksa 139 konsiderohen ende të zhdukur.

Në Mandalay, qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit, 90 persona mendohet të jenë të bllokuar nën një ndërtesë apartamentesh, ndërsa mbi 1500 shtëpi janë dëmtuar.

Operacionet janë duke vazhduar për të gjetur të mbijetuar mes grumbujve të mëdhenj rrënojash.

Komuniteti ndërkombëtar ka ofruar ndihmë dhe mbështetje humanitare si për Mianmarin ashtu edhe për Tajlandën.

Tërmeti goditi Mandalay, në orën 06:20 të premten. Goditja kryesore u regjistrua si një tërmet me magnitudë 7.7 nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte relativisht i cekët, rreth 10 km që do të thotë se efekti i tij u ndje më fort në sipërfaqe sesa do të ishte një tërmet më i thellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos